“Nëse i vendosim sanksione Rusisë, Kosova hyn në OKB”

PUBLIKUAR

“Nëse Serbia do t’ia kthente shpinën Rusisë dhe të vendoste sanksione nga këtij vendi mik, kjo do të ishte shkatërruese, dhe mund të thuhet lirisht, politikë tradhtare. Pas kësaj, do t’i hapej dera Kosovës që të bëhej anëtar i plotfuqishëm i Kombeve të Bashkuara@.

Këtë, në një intervistë për “Novosti”, përcjell Telegrafi, e ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në lidhje me kërkesat gjithnjë e më të ashpra të qendrave të fuqishme perëndimore, por edhe forcave të caktuara politike brenda Serbisë, të cilat kërkojnë praktikisht “të thyhet partneriteti” me Federatën Ruse.

“BE-ja është qëllimi ynë strategjik, por jo i vetmi. Qëllimi ynë i parë është për të mbrojtur interesat tona shtetërore dhe kombëtare. Nëse ne do të dëgjonim këta zëra dhe të vendosnim sanksionet kundër Rusisë, ne do të kemi së shpejti një Kosovë të pavarur dhe plotësisht të njohur ndërkombëtarisht. Me këtë nuk do të bënim asgjë kundër Rusisë, por kundër Serbisë”, ka thënë ndër tjerash Daçiq. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Bekim Sejdiu është propozuar si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës nga...

Kurti rri prapa Abdixhikut, nuk flet hiç në konferencën për media

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u rreshtua prapa kryetarit të...

37 zyrtarë të rinj nisin punën në gjyqësorin e Kosovës

Pas përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit dhe mbylljes së afatit për...