Deliu-Kodra e gatshme të bëhet ministre, nëse ia kërkon partia

PUBLIKUAR

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, do të pranonte të bëhet ministre e Integrimeve Evropiane, nëse këtë ia kërkon partia.

Deliu-Kodra ka thënë në një prononcim për klankosova.tv se ende nuk kanë diskutuar për këtë çështje brenda PDK-së, por po që se i vije një ofertë e tillë në tavolinë dhe është pëlqimi i partisë që ajo të udhëheqë me integrime, atëherë ajo do të pranonte – “përkundër se e kam shumë të rëndësishëm mandatin e deputetes”.

“Unë nuk e kam menduar, sepse nuk më është thënë ende diçka e tillë, mirëpo nëse e kërkon partia atëherë unë jam e gatshme të marrë çfarëdo pozicioni brenda Qeverisë”, ka deklaruar  Deliu-Kodra për klankosova.tv.

Gjithsesi, deputetja që është edhe në Kryesi të PDK-së, ka insistuar se ende nuk është folur për emra potencialë që do të zëvendësonin Bekim Çollakun në krye të Ministrisë së Integrimeve.

“Unë jam anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe nuk është diskutuar ende ndonjë emër për ministrin e ri të integrimeve”.

Por, ka qenë vet, Kadri Veseli, shefi i saj i partisë, që ka paralajmëruar se këtë javë, më së largu të mërkurën, do të emërohet ministri i ri, apo ministrja e re e integrimeve.

“Në konsultim me Kryeministrin, javën e ardhshme do të emërohet ministri dhe zëvendësministri i Integrimeve Evropiane”, ka thënë Veseli në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian.

SHIKO MË SHUMË

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Bekim Sejdiu është propozuar si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës nga...

Kurti rri prapa Abdixhikut, nuk flet hiç në konferencën për media

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u rreshtua prapa kryetarit të...

37 zyrtarë të rinj nisin punën në gjyqësorin e Kosovës

Pas përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit dhe mbylljes së afatit për...