Kapen katër shtetas të Shqipërisë që hynin ilegalisht në Kosovë, tre prej tyre të mitur

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Vërmicë një person shtetas i Shqipërisë, kur tre të tjerë të mitur janë dorëzuar në Policinë e Shqipërisë, të cilët po tentonin të kalonin kufirin me Kosovë ilegalisht.

“Raportohet se njësiti patrullues gjatë patrullimit ka takuar katër të dyshuar shtetas të Shqipërisë, të cilët e kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Kosovë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje ndërsa tre prej të dyshuarve (të mitur) u janë dorëzuar organeve policore të Shqipërisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh

Një zjarr ka përfshirë rreth 10 hektarë sipërfaqe me pisha në Prizren, ndërsa për...

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...