Zgjedhje për zgjidhje të ngërçit

PUBLIKUAR

Koalicioni qeverisës në Kosovë po akuzohet për krizë legjitimiteti dhe cenim të rendit kushtetues nga opozita kosovare.

Ndërkohë, derisa analistët vlerësojnë se zgjedhjet kanë mbetur mekanizmi i vetëm demokratik, deputetët nga koalicioni qeverisës thonë se ky nuk është momenti i duhur për zgjedhje

Zgjedhjet e parakohshme po shihen si të domosdoshme në Kosovë. Humbja e legjitimitetit të Qeverisë e cila sipas opozitës gjatë tërë këtij mandati deri më tani i ka imponuar qytetarit projekte jashtëzakonisht të dëmshme nuk mund të tolerohet më, shkruan gazeta ‘Zëri’.

Për zgjedhje të parakohshme janë edhe analistët politikë, sipas të cilëve, zgjedhjet kanë mbetur si i vetmi mjet demokratik për zgjidhjen e ngërçit politik që është krijuar në vend. Madje sipas tyre, zgjedhjet mund të mbahen qysh në pjesën e parë të vitit 2017.

Të të njëjtit mendim nuk janë deputetët nga koalicioni qeverisës. Ata thonë se ky nuk është momenti më i duhur për zgjedhje pasi që vetëm do të shkaktohej më shumë konfuzion në mesin e qytetarëve. Megjithëkëtë, derisa “lufta” pushtet-opozitë vazhdon, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë pa demaskimin e kufijve dhe pa ushtri të sajën.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...