KOSOVA PRANOHET NË ENQA

PUBLIKUAR

20140925204017745620

Asociacioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka konfirmuar anëtarësimin Agjencisë se Kosovës për Akreditim (AKA) në këtë organizatë për një periudhë 5 vjeçare.

Ky vendim vjen pas takimit të fundit të Bordit të ENQA-s më 15 shtator2014. Konfirmimi i pranimit të anëtarësisë së plotë pason pas vizitës së panelit ndërkombëtarë në AKA dhe vlerësimit të tyre mbi punën e saj gjatë muajit janar 2014, thuhet në kumtesën e AKA.

ENQA është krijuar pas rekomandimeve të Bashkimit Evropian për të promovuar Procesin e Bolonjës.

Asociacioni kontribuon në zhvillimin e cilësisë në arsimin e lartë në vendet që janë nënshkruese të marrëveshjes së Bolonjës.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...