Kryetari Ahmeti, përkrah përsonat me aftësi të kufizuara

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur përfaqësuesit e organizatës Multietnike të Përsonave me Aftësi të Kufizuara (OMPAK) dhe përfaqësuesit e Shoqatës “Handakos” , me të cilët ka bashkëbiseduar për aktivitetin e fushatës “Tetori – muaji i mundësive të barabarta i përsonave me aftësi të kufizuara”, në të cilën fushatë Komuna e Lipjanit, ka ofruar punë për dy ditë rresht me pagesë për dhjetëra persona me aftësi të veçanta.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se ky aktivitet është një mundësi e barabartë në punësim, e cila në të njëjtën kohë i heq barrierat, të cilat e pengojnë pjesëmarrjen e tyre në jetën e përditshme. Kryetari Ahmeti po ashtu ka premtuar përfaqësuesit e këtyre organizatave përkrahje të mëtutjeshme të aktiviteteve të tyre në mënyrë që këta përsona të jenë sa më shumë të përfshirë në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë sonë, njofton Komuna.
Përfaqësuesit e këtyre dy OJQ-ve kanë falenderuar Kryetarin Ahmeti, për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e aktiviteteve të kësaj kategore, e falenderim të veçantë ata kanë shprehur ndaj kreut lipjanas për përkushtimin në rregullimin e infrastrukturës konkretisht pjerrtësinave që janë rregulluar në qytet enkas për persona me me nevojë.
Qëllimi i kësaj fushate është rritja e barazisë për të gjithë përsonat pa diskriminim, për tri ditë rresht në sektorët e ndryshëm të administratës komunale, të cilët janë shoqëruar me zyrtarët komunal duke u njoftuar me punët përkatëse që ata mund ti kryejnë.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...