Policia e Vlorës ka sekuestruar 75 kg kanabis dhe ka arrestuar personin që po e transportonte këtë sasi me mjetin e tij.
I arrestuari është 22-vjeçari Kleant Xhaka, nga Lushnja.
Policia e Vlorës kishte informacione për një automjet që dyshohej se transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Kotë-Drashovicë. Gjatë përcjelljes së automjetit u është dhënë urdhër dy shtetasve në këtë automjet që të ndalonin, por personat nuk i janë bindur urdhërit, duke vazhduar kështu lëvizjen në drejtim të fshatit Drashovicë.
Gjatë ndjekjes nga policia, dy shtetasit kanë braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi por, policia ka kapur në flagrancë të Kleant Xhakës në hyrje të pyllit, ndërsa shtetasi tjetër ka mundur të largohet me vrap, duke përfituar nga terreni i vështirë.
Lënda narkotike ishte vendosur nëpër thasë sintetikë si dhe një pjesë tjetër e mbështjellë me natriban.

Po punohet për kapjen e bashkë punëtorit tjetër si dhe të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotikëve./insajderi.com


