Çfarë po ndodh me Messin e Barcelonën (Foto)

PUBLIKUAR

Barcelona ende nuk ka arritur ta vazhdoj kontratën me Lionel Messin

Lionel Messi ende nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Barcelonës për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2018.

Në fillim të muajit shtator, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu kishte thënë se argjentinasi do të jetë lojtari i parë që do të vazhdojë kontratën me ekipin katallan.

Por, kjo nuk ndodhi. Para Messit kontratat i kanë vazhduar; Sergio Busquets, Javier Mascherano dhe Neymar, shkruan “Fichajes.net”, përcjell Express.

Lojtari argjentinas ka nënshkruar rinovimin e fundit të kontratës me Barcelonën në maj të vitit 2014. Megjithëkëtë, drejtuesit e Barcelonës kanë edhe 20 muaj në dispozicion që ta vazhdojnë kontratën me Messin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...