Karaqeva dy muaj pa ujë, komuna u del në ndihmë, por jo edhe KEDS-i

PUBLIKUAR

11
Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se ky fshat ka dy muaj që nuk ka ujë të pijshëm. Ai fajëson KEDS-in dhe Hidromoravën që nuk po e rregullojnë problemin e rrymës dhe të ujit. Faton Biqkaj zëdhënës i komunës thotë se komuna qëndron pranë kërkesave të qytetarëve dhe ne kemi ofruar zgjidhjen me kohë.
Fshati Karaqevë nuk e ka problem tashmë vetëm xhandarmërinë serbe. Ajo ka dy muaj që ballafaqohet me mungesë të ujit të pijshëm, raporton rajonipress.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevës thotë për rajonipress se ka dy muaj që fshati nuk ka ujë.”Ne nuk kemi rrymë dhe kur s`ka rrymë pastaj nuk ka as ujë. Rreth 1500 banorë jemi pa ujë, kurse fajtor është KEK-u lexo KEDS-i “ shprehet Lenjani.

Lenjani thotë se banorët ndihen të revoltuar pse KEDS-i ende nuk e ka zgjidhur problemin e rrymës dhe ne shumë shpejt edhe do të mbajmë një protestë gjithepopullore shprehet ai.

Kurse Faton Biqkaj zëdhënës i komunës tha për rajonipress se ujësjellësi në Karaqevë nuk ka qenë në funksion qe disa vite për shkak se rryma ka qenë e lidhur me shtetin e Serbisë, por ne si Komunë kemi ndarë një shumë prej 7777 euro për instalimin, rregullimin dhe kyçjen e rrymës me KEDS-in deri tek rezervuari i ujësjellësit dhe është në fazën përfundimtare zgjidhja e këtij problemi disa vjeçar për qytetarët e këtyre fshatrave.

Biqkaj tha se ka mbetur vetëm vendosja e një trafo nga KEDS-i dhe do të funksionalizohet uji për banoret e dy Karaqeva e Ulet dhe Epërme.

Atje ka pasur disa dëmtime në ujësjellës, por janë rregulluar dhe teknikisht konsiderohet se është në rregull çështja e ujësjellësit. “Ne si Komunë qëndrojmë pranë qytetarëve dhe në zgjidhjen e kërkesave të tyre” tha Biqkaj./rajonipress/

 

SHIKO MË SHUMË

Mbërrijnë në Kosovë dy grupe të haxhinjve nga vendet e shenjta

Familjarë, miq dhe të afërm të haxhinjve u mblodhën në orët e para të...

Zgjedhjet e 7 qershorit, Policia merr masa shtesë, zhvillohen takime me vendorë e ndërkombëtarë para votimeve

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot...

“Qershor 1996”- Ambasada amerikane rikujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka rikujtuar momentin e hapjes së pranisë së parë...