Shaqiri në garë për golin e vitit, i nevojitet ndihma e juaj (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri ka shënuar njërin nga golat më të bukur në botë.

Në ndeshjen e kampionatit evropian mes Zvicrës dhe Polonisë 1-1, Xherdani realizoi në mënyrë akrobatike nga vija e 16 metërshit.

E përditshmja spanjolle ‘Marca’, ka hapur një votim për golin më të mirë të vitit 2016.

Kësisoj mesfushori nga Gjilani është në garë së bashku me lojtarë të tjerë si Kevin Prince Boateng, Nacho, Saul Niguez, Jamie Vardy dhe të tjerë.

Aktualisht Shaqiri është në pozitën e gjashtë në këtë garë për sa i përket votave, ndërsa në këtë votim po marrin pjesë 10 golat më të bukur të vitit 2016.

Për ta votuar Xherdan Shaqirin klikoni KËTU. /Telegrafi/

xherdan-shaqiri

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...