Komuna e Lipjanit merr vendin e dytë, në Indeksin e Konkurrencës në Komuna për vitin 2014

PUBLIKUAR

10489814_850316661646814_6481765538471195915_n

Agjencioni UBO Consulting, ( UBO), së bashku më përfaqësues të USAID-it, sot ka prezantuar rezultatet e sondazhit të Indeksit të Konkurrencës në Komuna, ku në këtë rast, komuna e Lipjanit është radhitur në vendin e dytë për vitin 2014.

Kjo ka ardhur si rezultat i një përformanece të mirë në administratën komunale dhe përmirësimin e dukshëm të infrasktukturës. Komuna e Lipjanit, gjithashtu është vlerësuar edhe për lehtësirat që u janë krijuar bizneseve, si indikator kyç të zhvillimit të pushtetit lokal.

z.Chris Edwards, – ud, drejtor, Agjensioni për Zhvillim Ndërkombëtar i SHBA( USAID), Misioni në Kosovë, përveç se e ka nderuar kryetarin e komunës, Imri Ahmetin me certifikatë, dhe i ka ndarë vendin e dytë, në mesin e top 3 përformuesit të komunave më të mirë, të njëjtën kohë, ai është shprehur i kënaqur me progresin që kanë shtuar komunat.

Ndërsa në krahasim me këtë vit, Komuna e Lipjanit, në vitin 2013, ishte radhitur në vend të parafundit, për shkak të përformancës së saj të dobët.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...