Antonio Conte, menaxheri i Chelseas, ka thënë se sulmuesi i ri Tammy Abraham është e ardhmja e ekipit nga Stemford Bridge
Tammy Abraham, sulmuesi 19-vjeçar, aktualisht është i huazuar te skuadra e Bristol City. Ai ka realizuar 11 gola në 16 paraqitje, derisa së fundi ka shkëlqyer me përfaqësuesen U-21 të Anglisë.
“Abraham është një tjetër lojtar i ri, ai është e ardhmja e Chelseas me siguri”, ka thënë Conte pas eleminimit nga EFL Cup.
“Atë e kemi dërguar në huazim, me qëllim që të luajë në çdo ndeshje. Abraham ka një potencial të madh”, ka theksuar Conte. /Express/



