Ahmeti: Emërimet e rrugëve janë bërë nga legjislatura e kaluar, jo në mandatin tonë

PUBLIKUAR

Komuna

Pas raportimit të LipjaniNews se në fshatin Banulë në një rrug lokale është bërë emërtimi në gjuhën Serbe, ka reaguar Komuna e Lipjanit se emërtimet  e rrugëve në Komunën e Lipjanit, janë proces i punës së ekzekutivit të mëhershëm.

“Emërimet e rrugëve në Komunën e Lipjanit, janë proces i punës së ekzekutivit të mëhershëm,që ka nxjerr kuvendi komunal në vitin 2013, dhe këto emërtime nuk janë të kësaj legjislature, ka theksuar kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, gjithashtu ka demantuar lidhur me spekulimet e bëra, për emërtimin e rrugëve, siç është ai në rastin e fshatit Banullë.

“ Këto emërtime kanë të bëjnë me zonat kadastrale, dhe nuk janë nënkompetencën territoriale të Komunës së Lipjanit. Emërtimet janë aprovuar nga kuvendi komunal i vitit 2013, që do të thotë janë bërë nga legjislatura e kaluar, jo në mandatin tonë” , ka thënë Ahmeti, duke shtuar se, pakënaqësitë dhe reagimet e qytetarëve, për emërtime të tilla janë produkt i mostransparencës, si dhe mungesës së debatit me banorët e këtyre lokaliteteve.

Ahmeti, po ashtu i ka ftuar qytetarët e Komunës së Lipjanit, që pakënaqësitë eventuale t’i adresojnë ( menaxhojnë), vetëm në mënyrë institucionale dhe përmes rrugëve ligjore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...