POLIS: Shpenzimet e udhëtimit zyrtarë jashtë na del që në këtë tremujorë kemi një kosto shumë më të lartë se sa në dy tremujorët e kaluar

PUBLIKUAR

Organizata POLIS në raportin për shpenzimet financiare, përkatësisht për raportin e tretë tremujor “PARAmetri Komunal” për periudhën Korrik-Shtator 2016, thuhet se duket e parë trendin pozitivë të të hyrave në Komunën e Lipjanit edhe gjatë kësaj periudhe tremujore e kemi një trend pozitive të të hyrave. Mirëpo në anën tjetër e shohim që kemi një jo efikasitet te shpenzimeve të parasë publike. Në tabelën e mëposhtme mund të shohim trendin e të hyrave si dhe shpenzimin e parasë nga të hyrat.

w3er

Ndërkaq sipas raportit, në Komunën e Lipjanit për periudhën Janar – Shtator të hyra vetanake janë mbledhur të hyra në shumën prej 1.264,884.01 Euro, Derisa shpenzimet nga të hyrat vetanake për Tremujorin e parë janë 436,114.33 Euro si dhe për Tremujorin e dytë 238,711.82 Euro, në tremujorin e tretë e kemi një ulje të shpenzimeve nga të hyra, në anën tjetër ky tremujorë e ka një kosto më të lartë të të hyrave, kurse kemi shpenzime me pak. Sipas pasqyrimit që na paraqitet në tabelën më lartë, treguesin janë edhe gjatë këtij viti do të kemi të bartura për vitin 2017, thuhet në raport PARAmetri Komunal.

2eNë raport ceket se kjo periudhë karakterizohet me një zvogëlim të shpenzimeve për paga, kjo ka ndodhur në shumën prej 50,813.46 Euro. në raport me tremujorin e dytë dhe 25,145.34 euro, ndërsa në raport me tremujorin e parë 25,668.66. Ndërsa sektorët që kanë më shumë ulje janë: Arsimi Fillorë < 37,658.55 Euro Arsimi i Mesëm < 13,155.21 Euro.

Shpenzimet për tremujorin e parë në shpenzimet e udhëtimit zyrtarë jashtë vendit janë: 1,228.00 euro, në tremujorin e dytë janë 3,952.79 Euro, kurse për tremujorin e tretë janë shpenzuar 6,095.96 ose krahasuar shpenzimet e këtij tremujori në raport me tremujorët e kaluar i bie që këtë tremujorë janë shpenzuar me shumë se në tremujorët e kaluar, thuhet në raport.

wer

 

 

“Shpenzimet për karburante: Duket se edhe tek shpenzimet për karburante kemi një situatë të pagesës së obligimeve të bartura nga viti paraprak. Në periudhën gjashtëmujore për vitin 2016, sipas të dhënave zyrtare na del që një pjesë e madhe e shpenzimeve janë bërë të fshirë obligimet vitit të kaluar. Në tremujorin e parë kemi shpenzime për karburante për vetura në vlerë prej 13,092.67 Euro, ku e tërë kjo shumë është pagesë për faturat e vitit 2015. Në tremujorin e dytë kemi shpenzime për karburante për vetura në vlerë prej 9,029.28 Euro, të gjitha pagesat për shpenzimet e bëra gjatë vitit 2016”, thuhet në raport.

“Një element që vlen të përmendet në lidhje me menaxhimin financiar të shpenzimeve për karburante, është se në tremujorin e tretë nuk është regjistruar asnjë pagesë për këtë kategori. Kjo mund të sjellë në dy konstatime logjike, që ose në këtë periudhë nuk ka fare shpenzime për karburante ose është duke vazhduar trendi i hyrjes në obligime nga muaji në muaji, e në fundvit edhe nga viti në vit. Shpenzimet për ngrohje qendrore dhe për gjenerator: Në këtë kategori i kemi dy karaktere të shpenzimeve. Në tremujorin e parë ka shpenzime për obligimet e bartura nga viti i kaluar. Derisa në tremujorin e dytë ka shpenzime për ngrohje qendrore për periudhën e tremujorit të parë. Në tremujorin e tretë është shumë e natyrshme të mos ketë shpenzime për ngrohje qendrore, kjo periudhë përfshinë stinën e verës ku nuk ka nevojë për shpenzime për ngrohje. E njëjta situatë është edhe për kategorinë e shpenzimeve për gjenerator. Në tremujorin e parë ka shpenzime për vitin e kaluar, në tremujorin e dytë shpenzime për tremujorin e parë, dhe në tremujorin e tretë nuk ka fare shpenzime”, thuhet më tej në raport.

Sipas raportit Tek shpenzimet e drekave zyrtare dhe jo zyrtare na del që në këtë tremujorë kemi 6,134.72 euro. KRAHASIM: Shpenzimet për tremujorin e parë në dreka zyrtare dhe jo zyrtare janë: 9,605.14 euro, në tremujorin e dytë janë 11,999.54 Euro, kurse për tremujorin e tretë kemi 6,134.72 shpenzim. Shpenzimet për dreka zyrtare: Në bazë të të dhënave zyrtare të siguruara përmes qasjes në dokumente publike, për dreka zyrtare në periudhën e gjashtë mujorit të parë janë shpenzuar 8,247.10 Euro. Nga kjo shumë 1,620.00 Euro janë shpenzime për obligimet e bartura nga viti i kaluar, derisa pjesa tjetër është pagesë për shpenzimet që kanë nga kjo kategori në këtë vit.

234d

“Arsye e analizimit në mënyrë më detale të shpenzimeve të telefonisë mobile është mos konsistenca e pagesave në baza mujore. Përkatësisht analizimi i shpenzimeve për dy tremujorët e kaluar tregon që tremujori i dytë (prill – qershor), ka shpenzime shumë më të mëdha se sa në tremujorin e parë. Deri sa në tremujorin e tretë kemi një kosto të shpenzimeve shumë herë më të ulët se sa në tremujorin e dytë. Për të pasur më të qartë këtë jo ekuivalencë të shpenzimeve kemi bërë kërkesë për qasje në shpenzimet e bëra për kategorinë e shpenzimeve të telefonisë mobile për periudhën janar – shtator. Nga këto të dhëna vërejmë që janë dy elemente që tregojnë këtë mënyrë jo ekuivalente të shpenzimeve. Një, është faturimi i shpenzimeve mujore në mënyrë jo të njëtrajtshme, edhe pse duke pasur parasysh natyrën e kësaj kategorie kjo ka mundur të bëhet plotësisht. Sikur mund të vërejmë që faturimi për një muaj të caktuar, psh. muajin Tetor 2015 është 40.24 euro, kurse për muajin Korrik 2015 916.00 euro. Dy, kjo mos ekuivalencë në shpenzime për telefoni mobile, por sikur do të shohim edhe tek shpenzimet tjera, vjen si rezultat i pagesës për faturat e vitit të kaluar. Kështu, gjatë tremujorit të dytë 2016, nga shuma prej 6,267.21 euro, vetëm 201.14 Euro është bërë pagesë për faturimet e vitit 2016, derisa 6,066.07 Euro janë shpenzime të telefonisë mobile për 2015. Si përfundim, në lidhje me shpenzimet e telefonisë mobile, ato bëhen në mënyrë jo të përafërt nga muaji në muaj. Si dhe faturat nuk paguhen në kohë, por sikur ka ndodhur, në këtë vit në muajin prill – qershor janë paguar faturat e vitit 2015. Natyrisht, që kjo sjellë në konstatimin se menaxhimi financiar nuk është shumë efikas në fshirjen e obligimeve ndaj furnitorëve të ndryshëm. Dhe si rezultat krijon obligime ndaj operatorëve, dhe krijon një qasje jo kredibile ndaj furnitorëve”, thuhet në raport.

Shkelzen Hajdini, Drejtor për Buxhet dhe Financa në Lipjan tha se është një bashkëpunim i mirë mes POLIS dhe drejtoratit të Buxhetit në Lipjan.

Nazmi Krasniqi, nga PDK tha se nuk e dimë sakt në teren se sa janë projektet. “Nuk e dimë saktë projektet se si po shkojnë, sepse është një përqindje e ulët”, tha Krasniqi.

Ky program është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”

/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...