Inspekcioni i Lipjanit: Në tërë territorin e Komunës sonë nuk kemi asnjë objekt i cili është duke u ndërtu pa leje

PUBLIKUAR

Sipas Inspektoratit në Lipjan, gjatë muajit shtator janë kontrolluar të gjitha objektet ndërtimore të cilat kanë tentuar të punojnë pa leje ndërtimore.

Në raport thuhet se në tërë territorin e Komunës së Lipjanit nuk ka asnjë objekt i cili është duke u ndërtu pa leje ndërtimore, transmeton LipjaniNews.com

“Janë duke u kontrolluar të gjitha objektet ndërtimore të cilat kanë tentuar të punojnë pa leje ndërtimore dhe të cilët janë nën kontroll në çdo kohë si gjatë ditëve te vikendit po ashtu edhe gjatë ditëve të punës. Objektive kryesore është që të pajisen pronaret me leje ndërtimore dhe mos të ketë ndërtim pa leje. Në tërë territorin e Komunës sonë nuk kemi asnjë objekt i cili është duke u ndërtu pa leje ndërtimore”, thuhet në raport./LipjaniNews.com/

asdfg

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...