Fillojnë punimet për rregullimin e infrastrukturës në Zonën Ekonomike në Kërqevë-Qylagë

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë me rastin e fillimit të punimeve në rregullimin e infrastrukturës në Zonën Ekonomike të Komunës së Lipjanit konkretisht në Kërçevë ZK.Qylagë, njofton Komuna.
Në këtë rast, i pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se me realizimin e këtij projekti po rregullohet edhe infrastruktura bazike e kësaj zone e cila mundëson ushtrimin e veprimtarive biznesore dhe ofron kushte më të mira për investitorë të ndryshëm. Ai po ashtu ka theksuar se Komuna e Lipjanit i mirëpret investirorët duke ju dhënë hapësirë të gjithë bizneseve që dëshirojnë me investu në Lipjan me qëllim të gjenerimit të vendeve të reja të punës.
Kreu lipjanas, mes të tjerash ka thënë se kjo zonë së shpejti do të ketë një pamje tjetër, një pamje më të mirë dhe atraktive ku vit pas viti do të vendosen biznese këtu dhe besojmë fuqishëm që përmes zhvillimit të kësaj zone do të ketë impakt në zhvillim e gjithë komuna jonë.
Ndryshe, këtë projekt Komuna e Lipjanit e realizon në bashkëpunim me Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...