Ish-sulmuesi i Kamerunit, Samuel Eto’o, thotë se trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është i etur për trofe.
Eto’o, i cili ka qenë nën urdhëruat e Mourinhos në Inter, ku së bashku fituan tribleten në sezonin 2009-2010, ka thënë Mourinho është i etur për të fituar trofe të brendshëm, transmeton Express.
“Djajtë e Kuq” momentalisht gjenden në pozitën e shtatë në tabelën e Premier Ligës, gjashtë pikë mbrapa liderit, Manchester City.
“Manchester United nuk është në Ligë të Kampionëve këtë sezon, dhe duket se do ta ketë të vështirë ta fitojë Premier Ligën, prandaj Jose do të jetë i etur për të fituar ndonjë trofe të brendshëm,” ka thënë Eto’o për Fox Sports.
“Nëse nuk keni luajtur për të, ju nuk e dini se sa i etur është Jose për sukses dhe sa shumë ka dëshirë të fitojë trofe,” ka thënë ai./Express/


