Lamtumirë De Boer, Interi gjen trajnerin e ri (Foto)

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Interit janë në bisedime me trajnerin francez, Laurent Blanc

Frank De Boer i ka ditët e numëruara në Inter. Ndeshje me Torinon, e cila luhet sonte, mund të jetë e fundit për holandezin në krye të Nerazzurrëve.

Sipas të përditshmes sportive franceze, L’Equipe, drejtuesit e Interit janë në bisedime me trajnerin francez, Laurent Blanc.

Ky i fundit është i lirë pasi gjatë verës që shkoi e ka shkëputur kontratën me Paris Saint-Germain, përcjell Express.

Blanc, i cili ka drejtuar Francën dhe   Bordeaux, ka qenë lojtar i Interit në mes të viteve 1999-2001.

Kurse, sipas mediave italiane kandidat për ta marrë drejtimin e Interit janë edhe Andrea Mandorlini, Francesco Guidolin dhe Edy Reja. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...