“Nënë Tereza” nis vitin akademik pa e kryer procesin e regjistrimit

PUBLIKUAR

Shpallja e rezultateve për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e ri shtetëror në Shkup “Nënë Tereza” duhej të ishte sot, por kjo listë nuk është publikuar akoma. Burime nga universitet thonë se rezultatet do të shpallen gjatë ditëve në vijim pa saktësuar datën.

Edhe përkundër faktit se nuk ka rezultate të shpallur, regjistrimi i studentëve pritet të bëhet nesër. Nga ana tjetër sipas paralajmërimeve të enjten fillon viti i ri akademik.

“Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup me 27 tetor, hap siparin e vitit të ri akademik. Paraprakisht, më 26 tetor (e mërkurë) studentët do të regjistrohen te hapësirat e UEJL-Shkup”, thuhet në njoftimin e Universiteti “Nënë Tereza”.

Nga ky rekord datash del se studentët do të duhet që sapo të kenë kuptuar për pranimin e tyre, të njëjtën ditë të bëjnë regjistrimin, dhe një ditë më pas të nisin studimet. Ndërkaq, akoma pa u shpallur rezultatet e afatit të parë, nga ky universitet njoftojnë se nesër do të ketë afat të dytë të regjistrimeve, i cili do të zgjasë deri më 28 tetor./Alsat/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...