KEDS ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike nëpër disa rajone të vendit.
Më 25.10.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Sllovia ( 41000003) nga ora 08:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dobratin, Gushtericë, Livagjë, Smallushë, Qollapek, Gllavicë, Marevc, Sllovia.
Më 25.10.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçen:
• Dalja 10 kV Kosovapetrolli (40041003) prej orës 11:00 deri në ora 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Muhovci, Prelezi i Jerlive, Prelezi i Muhaxherëve dhe konsumatorët komercilalë.
Arsyeja e shkyçjes: aftësimi i ndarësit për tokëzim.


