Jahjaga: Kosova s’do të bëhet “korridor” për ISIS-in

PUBLIKUAR

jahjaga-kosova-s-do-t-euml-b-euml-het-quot-korridor-quot-p-euml-r-isis-in_2_hd

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë për televizionin amerikan FoxNews, ka folur rreth kërcënimit global që paraqet organizata terroriste ISIS. Ajo ka thënë se Kosova, si të gjitha vendet e botës nuk mund të jetë imune ndaj sfidës që është paraqitur në botë, përkatësisht kërcënimit global terrorist.

“Fatkeqësisht, Kosova si të gjitha vendet e Evropës dhe vendet e botës nuk mund të jetë imune ndaj kërcënimit global terrorist”, thotë veç tjerash Jahjaga në këtë intervistë, transmeton Express.

Më tej ajo ka folur për hapat që është duke ndërmarrë Kosova në luftën kundër terrorizmit.

“Ne jemi duke i marrë seriozisht këto kërcënime dhe mekanizmat tonë të sigurisë janë duke punuar në vazhdimësi që të adresojnë këtë mënyrë të sfidës që po na paraqitet”, thotë Jahjaga.

Jahjaga në këtë intervistë ka përmendur edhe arrestimin e imamëve të fundit, duke përmendur edhe dyshimet se pse ata janë arrestuar.

“Ne kemi marrë edhe disa hapa konkretë për këto elemente dhe kemi marrë masa ligjore për të parandaluar që Kosova të mos bëhet korridor për parakalimin e tyre. Në javët e fundit ne kemi arrestuar 15 të dyshuar, të cilët janë të dyshuar edhe për inspirimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen organizatave si ISIS, apo janë të dyshuar për financime të dyshuara”, ka thënë presidentja e Kosovës.

“Ne jemi duke përcaktuar atë që Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të bëhet kurrë korridor i aktiviteteve të tyre”, thotë Jahjaga.

Jahjaga në këtë intervistë ka folur edhe për ndërtimin e subjektivitetit ndërkombëtar si dhe fuqizimin e gruas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...