Didier Drogba mund të rikthehet në futbollin evropian, përkatësisht në Serie A
Drejtuesit e Napolit janë në kërkim të një sulmuesi pas lëndimit të sulmuesit polakut, Arkadiusz Milik.
Sipas Mundo Deportivos, Napoli është duke konsideruar mundësinë e transferimit të Didier Drogba nga ekipi amerikan, Montreal Impact.
Ish sulmuesi i Chelseas nuk ka luajutr në ndeshjet e fundit për Montrealin, derisa spekulohet se lojtari nuk është i lumtur në Amerikë.
Ai do të kërkoj një rrugëdalje për largim nga ekipi amerikan, derisa transferimi në Napoli është shumë i mundshëm /Express/



