Çizmet vishnje që “çmendën” këngëtaret shqiptare (Foto)

PUBLIKUAR

Çizmet mbi gju prej kamoshi janë një ndër trendet kryesore të sezonit vjeshtë- dimër 2016. Fillimisht këto çizme i pamë në pasarelat e modës, e më pas të veshura nga shumë yje botërorë.

Trendi u përhap shumë shpejt, madje nuk mundën ti rezistonin as disa prej këngëtareve shqipëtare. Këto nuk janë thjesht një palë çizme kamoshi, por janë çizmet vishnje prej kamoshi ato që “rrëmbyen zemrat” e këngëtareve.

Ledina Çelo ka postuar një foto me çizmet e famshme në rrjetet sociale. Enca Haxhia i ka veshur ato në koncertin e saj të parë në Londër, e ndërsa Samanta Karavella i ka veshur gjatë klipit të saj më të ri “Si ai”. Çizmet e Encës dhe Samantës janë i njëjti model, por kjo nuk ka rëndësi përderisa ato janë në modë.

Dikur VIP-at kërkonin të kishin veshjet më të veçanta, kurse sot mjafton që të jenë një tendencë e fundit dhe i rrëmbejnë menjëherë./Blitz.al/

Enca Haxhia

Samanta Karavella

Ledina Çelo

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...