Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan përmes një komunikate ka thënë se mshefja e vendeve të lira të punës dhe orëve mësimore, për lëndë të caktuar për punëtorët arsimor, ka ndodhur që në konkursin e shpallur më,20 ,07,2016 ,me çrast shumë kuadrove profesionale, u është mohuar e drejta për të konkurruar për vende të punës që ua garanton: Ligji mbi Arsimin Parauniversitar dhe Udhëzimi Adminstrativ mbi normativin për kuadrin arsimor.
Siç thuhet në komunikatë, shkeljet dhe abuzimet me Ligjin e Arsimit Parauniversitar, Udhëzimet Administrative dhe Normativin mbi pranimin e kuadrit arsimor, në Drejtoratin e Arsimit në Komunën e Lipjanit nuk kanë të ndalur nga ana e drejtorit z. Rasim Hasani.
Komunikata e plotë e sektorit për Arsim ,PDK -Lipjan:
Shkeljet dhe abuzimet me Ligjin e Arsimit Parauniversitar, Udhëzimet Administrative dhe Normativin mbi pranimin e kuadrit arsimor, në Drejtoratin e Arsimit në Komunën e Lipjanit nuk kanë të ndalur nga ana e drejtorit z. Rasim Hasani.
Mshefja e vendeve të lira të punës dhe orëve mësimore, për lëndë të caktuar për punëtorët arsimor, ka ndodhur që në konkursin e shpallur më,20 ,07,2016 ,me ç rast shume kuadrove profesionale, u është mohuar e drejta për të konkurruar për vende të punës që ua garanton: Ligji mbi Arsimin Parauniversitar dhe Udhëzimi Adminstrativ mbi normativin për kuadrin arsimor.
Në SHFMU ‘Emin Duraku ,,në Banullë, paralelja e ndarë fizike në Qallapek ,në konkursin e datës 20,07,2016, nuk ishte shpallur vendi i punës për mësim klasor, por me një Vendim të Inspektorëve Regjional në Ferizaj urdhërohet Drejtoria e Arsimit në Lipjan,që të shpallë këtë vend pune dhe disa të tjerë që janë fshehur deri më tani .
Në konkursin e shpallur sot nga DKA-ja ,vërehen mangësi , nuk precizohet koha e caktuar për lidhjen e kontratës së punës ,tre muaj, gjashtë. muaj apo një vit.
Ç’farë do të ndodhë me punëtorët që tani më janë duke punuar në këto vende pune dhe çfarë kontrata punë kanë deri më tani, siç është rasti edhe me punëtoren e mësimit klasor në SHFMU ,, Nezë Bujani ,, paralelja në Breg të Zi, dhe shumë të tjera. Definitivisht shtrohet pyetja, çfarë po ndodhë me këtë drejtori, recidiviste dhe te papërmirësueshme me shkeljet të shumta ligjore në lëminë e arsimit ,tani më evidente me dhjetëra raste të hapura në Policinë e Kosovës në Lipjan dhe raste tjera në organet gjyqësore. Prandaj, publikisht apelojmë tek organet kompetente të merren seriozisht me këto veprime të kundërligjshme të z.Hasani dhe stafit të tij me qëllim të parandalimit të shkeljeve të më tutjeshme ligjore. Sektori për Arsim ,PDK -Lipjan(sic) thuhet në komunikatë.



