Vazhdojnë aktivitetet në luftën kundër kancerit në Lipjan

PUBLIKUAR

Edhe sot në fshatin Bujan ka vazhduar fushata vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit.

Shumë gra nga ky fshat ishin pjesëmarrëse, për të degjuar ligjeratat nga Dr. Merita Bytyçi. Në hapje të takimit Zv.Kryesuesja Vlora Buja falenderoi gratë, për pjesëmarrje, duke theksuar se ligjeratat e tilla kanë për qëllim mbrojtjen sa më të shëndetit të gruas.

Dr. Merita Bytyçi ka folur në detaje rreth simptomave të para të kancerit të gjirit, shkakëtaret kryesor të kësaj sëmundje si dhe mënyrat e mbrojtjes nga kanceri i gjirit. Ndërkohë edhe Kryesusja Linda Shahini falenderoi gratë, për pjesëmarrje, duke theksuar se edukimi për shëndetin ka rëndesi të madhe në mbrojtje të tij.

Pati nje koktell rasti për të gjithë të pranishmet. Ky fushatë organizohet nga Grupi i Grave në Lipjan në bashkpunim me shoqaten e gruas “Dritarja” dhe mbeshtetet nga Zyra e Kryetarit Imri Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...