Banorët e lagjes Burimi nr 7 në Lipjan ankohen qe disa vite janë anashkaluar nga udhëheqësia komunale ku nuk janë asfaltuar rrugët.
“Qe tre vite fëmijët shkojnë në shkollë nëpër këtë rrugë”, ka thënë një banorë.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Lipjan, Heset Sahiti ka thënë se në buxhetin komunal për vitin 2017 janë të planifikuara mjete për asfaltimin e rrugëve breda Lipjanit
“Vitin e kaluar e kemi shtruar me zhavor, ka qenë shumë keq. Ketë vit e rregulluam Urban dhe rrugën Afrim Zhitija. Në buxhetin komunal për vitin 2017 janë të planifikuara mjete për asfaltimin e rrugëve breda Lipjanit, dhe gjithashtu me ridestinime nga mjetet e projekteve të mbetura, ka mundësi me u rregulla edhe kjo rrugë”, tha Sahiti për LipjaniNews.com
Foto të arritura në adresë të redaksisë LipjaniNews.com






