Bus-stacionet në qytetin e Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka përcjellur nga afër vendosjen e bus-stacioneve në qytetin e Lipjanit.
Në këtë rast, i pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se vendosja e bus-stacioneve në qytet është pjesë projektit rregullimi i hapësirave të përbashkëta publike i cili është duke i implementuar në ndërtimin e trotuarëve, vendosjen e semaforëve, në ndriçimin publik, në mbjelljen e drunjëve dekorativ dhe i cili po realizohet falë bashkëpunimit dhe financimit nga DEMOS, njofoti Komuna.
Kryetari Ahmeti, po ashtu, ka thënë se do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera infrastrukturore që qyteti ynë të duket sa më mirë dhe më i përafërt me qytetet e tjera të Evropës.
Nga ana tjetër, qytetarët lipjanas po e mirëpresin realizimin e shumë projekteve që po ndodhin në qytet, duke i konsideruar si projekte tejet të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për Lipjanin, ata kanë falenderuar Kryetarin Ahmeti për angazhimin e tij të palodhshëm në krijimin e kushteve dhe sigurimin e një jete më të mire për qytetarin e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...