Nuri Sahin te gjiganti turk

PUBLIKUAR

Mesfushori turk, Nuri Sahin pritet të rikthehet në vendlindje.

Anëtari i skuadrës gjermane Borussia Dortmund nuk po gjen hapësirat e duhura dhe ka paralajmëruar largimin e tij.

Konkurrenca te gjiganti gjerman është tejet e lartë dhe Sahin nuk ka arritur dot të zë një vend në formacionin bazë.

28-vjeçari pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të transferohet në Stamboll, tek gjiganti turk Galatasaray.

Për t’i fituar shërbimet e tij, Galatasaray ka bërë gati një ofertë prej tetë milionë euro.

Sahin ka dalë nga akademia e Borussia Dortmundit, ndërsa ka luajtur edhe për tri skuadra tjera të mëdha në Evropë si në Feynoord për një vit i huazuar dhe në Real Madrid e Liverpool. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...