Bale për Ronaldon: Nuk shënoi, por jam i sigurt se është i lumtur për këtë arritje (Foto)

PUBLIKUAR

Gareth Bale mendon se Cristiano Ronaldo është i lumtur për ekipin edhe përkundër se nuk shënoi gol ndaj Bilbaos

 

Ylli i “Los Blancos” është duke kaluar sezonin më të dobët në karrierë me fanellën e Real Madridit. Ai ka shënuar deri më tani vetëm dy gola, derisa humbi disa raste të mira shënimi kundër Athletic Bilbaos, përcjell Gazeta Express.

Anësori i skuadrës, Gareth Bale, mendon se edhe përkundër se Ronaldo nuk shënoi gol, ai është i lumtur që Reali është lider në La Liga.

“Më e rëndësishmja është se ekipi fitoi, nuk ka rëndësi kush shënon gola. Ronaldo punon shumë që të shënojë gola, por më e rëndësishme është ekipi dhe jam i sigurt se ai është i lumtur që gjendemi në krye të tabelës”, ka deklaruar Bale. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...