Do të rris gjinjtë

PUBLIKUAR

Khloe Kardashian po shqyrton mundësinë e rritjes së gjinjve.

Bukuroshja 32-vjeçe e ka pranuar se gjithmonë ka dashur gjinj më të mëdhenj, sikurse motra e saj e famshme Kim dhe në episodin e ri të shout të saj ‘Keeping Up With The Kardashians’, ajo provon kopjet e gjinjve nga silikoni.

“Shikoje këtë. Duken mahnitëse. Oh Zoti im, më në fund jam sikurse ti Kim. Oh Zoti im”, dëgjohet duke thënë Khloe derisa mban gjinjtë artificial nga silikoni, transmeton “Zeri.info”.

Ndërsa Kim i thotë asaj: “Kjo është ajo që ke dashur gjithmonë, pra madhësi më të madhe”.

Por Kim ka deklaruar se nuk mendon nëse vendosja e transplanteve në gjinj, është ide e mirë për motrën e saj.

“Mendoj se Khloe duket bukur pa marrë parasysh madhësinë e gjinjve. Unë për veten time i adhuroj gjinjtë e vegjël, por gjithmonë kam pasur gjinj të mëdhenj. Por Khloe duhet ta di sa vështirë është të ushtrosh me gjinj të mëdhenj, pasi ata kërcejnë poshtë-lartë vazhdimisht”, ka deklaruar Kim.

Më pas Khloe teston gjinjtë artificial duke ushtruar dhe thotë: “Gjithmonë kam dashur gjinj të mëdhenj në sutjena sportive. I adhuroj vajzat në palestër të cilat kanë gjinj të mëdhenj, pasi kurrë nuk kam pasur të tillë. Do të shikoj se cilat janë opsionet për rritjen e gjinjve, por jam shumë serioze për të pasur gjinj më të mëdhenj”, ka shtuar Khloe.

Bukuroshja momentalisht është në romancë me basketbollistin 25-vjeç, Tristan Thompson. /ZËRI/

 

Image

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...