Shaqirin apo Depayn, cilin do ta transferojë gjiganti evropian

PUBLIKUAR

Roma është duke menduar të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi anësorë, Mohamed Salah do të largohet për në Kupën e Afrikës dhe do t’i mungojë Romës një muaj.

Ndërkohë pritet largimi i argjentinasit, Juan Manuel Iturbe i cili nuk e ka bindur teknikun Luciano Spalletti.

Skuadra nga kryeqyteti italian po mendon transferimin e njërit mes Xherdan Shaqirit dhe Memphis Depayt.

Gjasat më të mëdha janë që Shaqiri të rikthehet përsëri në kampionatin italian, pasi ai shihet favoritë nga mediat italiane për të nënshkruar me Romën.

Gjithsesi në rast se Stoke City kërkon më shumë se 20 milionë euro, atëherë Roma do të tentoi huazimin me të drejtë blerje të Memphis Depay nga Manchester United. /Telegrafi/

depay

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...