Ronaldo, kapiten i keq

PUBLIKUAR

timthumb (2)

Ish-selektori i Portugalisë, Paulo Bento, ka lavdëruar Cristiano Ronaldon. Por, ai theksoi se ylli i Real Madridit nuk shquhet për kualitetet e tij si kapiten.

Ronaldo ishte emëruar kapiten i Kombëtares së tij në korrik 2008 dhe e mbajti rolin edhe pasi Bento mori postin e selektorit të Portugalisë më 2010.

Por, Bento i cili u shkarkua nga posti pas humbjes nga Shqipëria në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2016” ka theksuar se Ronaldo nuk është aq i dobishëm me shiritin e kapitenit.

“Në dhjetë vitet e mia si trajner, Ronaldo është futbollisti më i mirë me të cilin kam punuar. Por, nëse më duhet të zgjedh një kapiten, do të vendosja Mourinhon për profesionalizmin dhe aftësitë e tij për të kuptuar idetë e trajnerit”, deklaroi Bento. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...