Yjet televizive në Angli kanë marrë famën falë paraqitjeve ‘spontane’ në lagjet e tyre.
Shumë nga to simulojnë paraqitje të paqëllimshme me veshje provokuese e shumë shpesh thuajse nudo, duke dhënë kështu një ‘show’.
Ajo që çuditë më shumë janë fotoreporterët e shumtë mu në momentin kur ato dalin jashtë, sikur të ishin të informuar se ato do të dalin në atë moment, transmeton ORAinfo.
Kështu ka ndodhur edhe me Chloe Ferryn e cila së fundmi po angazhohet në lansimin e produktit kozmetik për qerpikë artificialë.
Ajo është fotografuar duke dalë për të marrë paketimet me këto produkte dhe si duket kishte dalë drejt nga dushi.
Si për fat të keq, njëra nga paketimet i ishte derdhur i tëri në tokë duke e rrezikuar 21 vjeçen që të tregojë më shumë ec duhej. /ORAinfo/









