Në parlament “luftë”, jashtë parlamentit pinë kafe bashkë (Foto)

PUBLIKUAR

Në seancën e 23 shtatorit në Parlament pati një debat të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.

Ky i fundit e akuzoi kreun e qeverisë dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri për implikim në trafikun e kanabisit, por sot gjërat duket se janë “sheshuar”.

Siç e shihni edhe në fotot ekskluzive që sjell Citynews, Rama dhe Dogjani ishin bashkë sot, në një tavolinë, në barin e Kuvendit, bashkë me dy deputetë të tjerë të PD-së, Luçiano Boçin dhe Bedri Mihajn.

Dogjani dhe Rama janë përplasur disa herë në parlament, sidomos vitin e kaluar kur nisi eksodi masiv i azilkërkuesve drejt Gjermanisë.

Kujtojmë se Asllan Dogjani, para se të bëhej deputet i PD-së, ka qenë deputet i Partisë Socialiste. /Tema/

eee1

eee2

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...