Modric: I lumtur që kam rinovuar me klubin më të mirë në botë

PUBLIKUAR

Luka Modric është shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës me Real Madridin

 

Mesfushori kroat, Luka Modric sot ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin, e cila do ta mbaj në Santiago Bernabeu deri në vitin 2020.

Ai pas nënshkrimit të kontratës tha se është shumë i lumtur që do të vazhdojë të luaj në ekipin më të mirë në botë.

“Kjo është një ditë shumë speciale për mua. Jam shumë i lumtur, i emocionuar se kam rinovuar kontratën me Real Madridin, me klubin më të mirë në botë”, tha Modric gjatë konferencës për media.

“Ju premtoj se do të vazhdoj të punoj edhe më shumë për të arritur më shumë tituj. Shpresoj se do të fitojmë shumë më shumë në të ardhmen”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...