Në fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit janë ndihmuar 23 familje me veshmbathje.
KFORI Turk në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Kosovës dega në Lipjan kanë bërë shpërndarjen e këtyre ndihmave.
Ndërkaq banor të Janjevës falënderuan Kforin Turk për këtë ndihmë duke thënë se tashmë po afron sezona dimërore dhe se janë shumë të nevojshme, transmeton LipjaniNews.com
Përfitues nga këto ndihma janë 23 familje të Janjevës./LipjaniNews.com/


