Ekzekutohet princi i Arabisë Saudite

PUBLIKUAR

Arabia Saudite e ka ekzekutuar princin, Turki bin Saud al-Kabir, për akuzat se e kishte vrarë një person gjatë një rrahjeje para tri viteve, në kryeqytetin saudit, Riad.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme saudite. Princi Turki u vra në kryeqytet, por nuk u dhanë detaje se si është ekzekutuar – shumica e të dënuarve në Arabi Saudite ekzekutohen me heqje koke.

Princi është personi i 134-të që vritet këtë vit, sipas një liste të përpiluar nga agjencia e lajmeve AFP.

Ama, është gjë e rrallë në Arabinë Saudite që një anëtar i familjes mbretërore të ekzekutohet.

Princi e kishte pranuar fajin për vrasjen e bashkatdhetarit të vet, sipas Ministrisë së Brendshme.

Duke njoftuar për ekzekutimin e princit, kjo Ministri ka thënë se dëshiron t’i sigurojë të gjithë se Qeveria është e etur për të ruajtur sigurinë dhe të arrijë drejtësinë, transmeton express.

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...