Banorëve të Libisë u mungon Gaddafi!

PUBLIKUAR

Pesë vjet pas rebelimit që vrau udhëheqësit libian Muamar Gadafi, banorëve të kryeqytetit dhe të vendit në kaos, u mungon lloji i jetës që e kanë pasur në kohën e Gadafit, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas tyre, përcjell Telegrafi, pesë vjet pasi Gaddafi u kap dhe u vra, Libia është ende e paqëndrueshme.

Forcat rivale politike dhe ushtarake po sabotojnë shtetin e paqëndrueshëm luftojnë kundër xhihadistëve.

Banorët e Tripolilt thonë se janë lodhur nga gjendja, çmimet në rritje dhe mungesa e parave.

“E urrej ta them këtë, por kemi jetuar më mirë nën regjimin e mëparshëm”, thotë farmacisti 42-vjeçar Fejza al-Naas.

Në anën tjetër, disa libianë theksojnë se kaosi në vend është zgjeruar si rezultat i dekadave të administrimit të keq nga ish-diktatori.

Qeveria e Unitetit Kombëtar të cilën e mbështesin Kombet e Bashkuara kërkon të konsolidojë pushtetin në të gjithë vendin që është themeluar në Tripoli në mars të këtij viti, ndërkohë që parlamenti rival në lindje të largët të vendit, refuzon të heqë dorë nga pushteti.

Gaddafi, i cili ka sunduar Libinë 42 vjet, u vra më 20 tetor 2011, ndërsa ishte duke u përpjekur për të ikur nga vendlindja e tij Sirte.

Tri ditë më vonë, Këshilli Kombëtar Tranzitor shpalli “çlirimin e përgjithshëm” të Libisë dhe njoftoi se më shumë se 30.000 njerëz kanë vdekur në rebelimin nëntëmujor.

Ndërkohë, islamistët radikalë kanë përdorur rebelimin libian si një pretekst për krijimin e zonave të ndikimit dhe përhapjen e dhunës.

Libia ishte zhytur edhe më shumë kaos, cila është arsyeja pse delegacionet e huaja u tërhoqën nga vendi, dhe eksportet e naftës ranë ndjeshëm.

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...