Zhveshjet që i bën nuk i konsideron si vetëm paraqitje provokuese por shumë më shumë se aq.
Teyana Taylor është zhveshur edhe njëherë tjetër dhe tani këtë e ka bërë për revistën prestigjioze ‘Paper Magazine’.
25 vjeçja ka pozuar krejtësisht nudo duke vënë në pah linjat e saj tmerrësisht në formë, transmeton ORAinfo.
Taylor ka treguar se paraqitjet e saj me veshje minimale nëpër projekte të ndryshme nuk kanë qëllim vetëm të qesin në pah trupin e saj.
“Femrat duhet të ndihen të forta në secilën formë që ato zgjedhin të duken”, ka thënë Teyana për Paper Magazine.
Ajo është bërë nënë për herë të para 9 muajsh dhe e konsideron si sukses të sajin rikthimin në format e veta tani pasi shtatzënisë.
Përndryshe artistja amerikane është bërë edhe e njohur pasi mori pjesë në klipin sensual të këngës ‘Fade’ nga Kanye West. /ORAinfo/




