Webb zbulon mënyrën se si Alex Ferguson u përpoq ta korruptojë!

PUBLIKUAR

Ish-gjyqtari i Ligës Premier, Howard Webb ka rikujtuar se si legjenda e stolit të Manchester United njëherë është munduar ta bindë të anulojë ndeshjen kryesore të javës pasi kishte probleme me dëmtimet në mbrojtje.

Ish-oficeri i policisë ishte gjyqtarë në Ligën Premier për 11 vjet, përpara se të dilte në pension duke u bërë drejtori teknik i kolegjiumit të gjyqtarëve. Një nga karakteret më interesante të futbollit anglez ishte Sir Alex Ferguson, kështu që nuk është surprizë që Webb kishte një anekdotë për të na treguar rreth ish-trajnerit të Manchester Unitedit.

Webb 45 vjeçar pranon se megjithëse është akuzuar shpeshherë se mbante anën e Djajve të Kuq, ai asnjëherë nuk ka pasur një marrëdhënie miqësore me skocezin, duke e definuar marrëdhënien e tyre si “në rastin më të mirë, qytetare, në rastin më të keq, e dhunshme’. Ai vijon duke thënë se nuk mban mend të ketë pasur një bisedë të denjë me trajnerin britanik me më shumë trofe.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...