Suarez do të largohet nga Barcelona? (Foto)

PUBLIKUAR

Interi do të tentojë të bëjë çmenduri në afatin kalimtar të verës

 

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Interi do të tentojë që të afrojë gjatë verës sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, përcjell Gazeta Express.

Suarez, i cili në janar mbush 30 vjet, ka shkëlqyer me fanellën e Barcelonës, i cili së bashku me Neymar e Messi kanë krijuar një treshe sulmuese të frikshme, që nga shumë analistë po cilësohet si më e mira në botë.

Suarez është fitues i “Këpucës së Artë” për edicionin që lamë pas, duke shënuar 40 gola në ligë dhe duke parë lidhshmërinë e tij me Messin e Neymar, vështirë se do të largohet nga “Camp Nou”.

Por, Suarez nuk është i vetmi lojtar që Interi e kërkon. Sipas “The Sun”, klubi italian ka shprehur interesim edhe për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero dhe mesfushorin sulmues të Real Madridit, James Rodriguez. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...