Prizren, gjenden dy granata dore

PUBLIKUAR

Policia rajonale në Prizren ka njoftuar se në bodrumin e një shtëpie në rrugën “Asim Berisha”, që nga viti 1985 kishin qënduar dy granata dore.

 

Vetë personi i kishte sjellë granatat në stacionin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon te qytetarët, të cilët hasin në mjete të dyshimta që të njëjtat assesi të mos i prekin por ta njoftojnë policinë.

Komunikata e plotë:

Në orët e pasdites, një qytetar nga Prizreni, me banim në rrugën “Asim Berisha”  kishte vendosur që dy granata dore të cilat kishin qëndruar në podrumin e shtëpisë ku ai banon që  nga viti 1985 t’i dërgonte në Stacionin Policor të Prizrenit.  Granatat i dyshuari i kishte fut në një trastë dhe i kishte vendosur në biçikletë e më pas i kishte sjellë në Stacion. Me t’ u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët të cilët hasin në mjete të dyshimta që të njëjtat assesi të mos i prekin por ta njoftojnë policinë./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...