Interi jep lajmin e hidhur për Icardin

PUBLIKUAR

Mauro Icardit pritet t’i hiqet shiriti i kapitenit

 

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka kërkuar urgjentisht që të zgjidhet çështja e Mauro Icardit, ku pritet t’i merret shiriti i kapitenit pas situatës së krijuar me tifozët, përcjell Gazeta Express.

Ausilio është pajtuar me deklaratat e zëvendës presidentit Javier Zanetti, i cili tha se tifozët janë para gjithçkaje, dhe se do të shqyrtohet mundësia e heqjes së shiritit të kapitenit.

“I gjithë klubi pajtohet me ato që tha Zanetti”, tha fillimisht Ausilio.

“Nuk mendoj se pamë më të mirën e Icardit në këtë ndeshje. Nuk është e lehtë që të menaxhosh një presion të tillë. Situata e tij duhet të zgjidhet sa më parë”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...