“Nuk do ta harroj kurrë ndeshjen kundër Chelseat, duam hakmarrje ndaj Jose Mourinhos”

PUBLIKUAR

Jordan Henderson dëshiron hakmarrje ndaj Jose Mourinhos të hënën mbrëma, kur do të takohen në “Anfield” Liverpooli e Manchester Unitedi

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ende nuk e ka harruar dhimbjen që i ka shkaktuar Jose Mourinho në sezonin 2013/14, duke ia shuar gjasat për titullin e kampionit, përcjell Gazeta Express.

Murinho shkoi në “Anfield” me sezonin e dështuar për ta dhe hyri në lojë, me pothuajse formacion të dytë, por u largua nga ai stadium me tre pikë – duke ia shuar gjasat Liverpoolit që të shpallej kampion pas shumë viteve pritje.

Të hënën mbrëma Liverpooli e Unitedi do të përballen sërish në “Anfield” dhe Handerson dëshiron hakmarrje.

“Kurrë nuk do ta harroj ndeshjen kundër Chelseas në “Anfield” kur humbëm dhe ne ishim afër titullit të kampionit. Ajo ndeshje pati shumë rëndësi për titull që në fund e dini të gjithë si përfundoi”, tha Henderson në konferencën për medie. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...