Reali dërgon skautët në Portugali, e duan këtë lojtar (Foto)

PUBLIKUAR

Real Madridi ka një arsye të fortë për ta përcjellë ndeshjen Sporting Lisboa – Borussia Dortmund, jo sepse i ka rival në grup të Ligës së Kampionëve – por duan të shikojnë paraqitjen e Gelson Martin që shkëlqeu në “Santiago Bernabeu”.

 

Real Madridi është duke monitoruar situatën e anësorit të Sporting Lisboas, Gelson Martin, raporton Correio da Manha, përcjell Gazeta Express.

Gjithnjë sipas Correio da Manha, “Los Blancos” kanë mbetur të habitur, me paraqitjen e 21 vjeçarit ndaj tyre në ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe duan ta transferojnë në “Bernabeu”.

Lojtari, i cili po monitorohet edhe nga Barcelona , Manchester United dhe Bayerni, aktualisht paguhet më së paku te Sportingu dhe mund të largohet gjatë verës. Klauzola e tij është 60 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...