KQZ i gatshëm për zgjedhje të reja

PUBLIKUAR

kqz-i-gatsh-euml-m-p-euml-r-zgjedhje-t-euml-reja_hd
Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkuarja në një palë zgjedhje të reja nuk paraqet problem, pasi që ky institucion tashmë ka marrë të gjitha masat e duhura që të jetë në krye të detyrës.

Problem nuk paraqet as mandati i përfaqësuesve të partive politike në këtë Komision, pasi që, sipas ligjit, përfaqësuesve aktualë në një situatë zgjedhjes do t’u zgjatej mandati automatikisht.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se në rast se shpallen zgjedhjet, mandati i përfaqësuesve aktualë të partive politike zgjatet automatikisht, duke bërë që KQZ të ketë përbërje të njëjtë, pos anëtarit të AKR-së, parti kjo që e humb përfaqësuesin në KQZ dy muaj pas certifikimit të rezultateve zgjedhore pasi që nuk e ka kaluar pragun.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, në një prononcim për gazetën Tribuna, ka ritheksuar faktin se institucioni që ajo drejton, në çfarëdo momenti që i kërkohet të përgatitë zgjedhjet, do të jetë e gatshme ta bëjë një gjë të tillë. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...