Kosova përforcohet me disa yje

PUBLIKUAR

Kosova do të duket më ndryshe në vazhdim të kualifikimeve të Botërorit “Rusia 2018”. Përzgjedhësi Albert Bunjaki ka paralajmëruar përforcime që nga ndeshja e nëntorit me Turqinë. Kurse, nga janari në dispozicion të Përfaqësueses do të jenë edhe sulmuesit e rrezikshëm, Besart Berisha e Erton Fejzullahu.

 

Humbjet nga Kroacia dhe Ukraina e kanë detyruar përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjakin të mendojë për ndryshime, që nga ndeshja e nëntorit me Turqinë.

Trajneri kosovar tregon se Kosovës do t’i bashkohen gradualisht futbollistë të rinj, të cilët nuk kanë qenë pjesë e saj në të kaluarën.

Njëri prej tyre është Atdhe Nuhiu, i cili do të jetë në dispozicion të tij nga ndeshja e ardhshme. Mirëpo, Bunjaki ka paralajmëruar edhe përforcime tjera.

“Atdhe Nuhiu do të na bashkohet nga ndeshja e nëntorit me Turqinë, ndërsa jemi duke e pritur përgjigjen nga FIFA edhe për Loret Sadikun. Enis Alushi do të kthehet nga lëndimi”, ka thënë fillimisht Bunjaki për “Zërin”.

Besarti e Ertoni vijnë në janar

Besart Berisha ishte emri më i përfolur i muajve të fundit. Jo po vjen, jo s’po vjen. Por, për ish-përfaqësuesin shqiptar, por edhe për sulmuesin tjetër të rrezikshëm Erton Fejzullahun, gjithçka sqaron trajneri kosovar.

“Prej janarit Besart Berisha do të jetë në dispozicion tonin, njëjtë edhe Erton Fejzullahu. Për shkak të largësisë ata nuk kanë mundur të na ndihmojnë në tri ndeshjet e para”, shton Bunjaki.

Gjithashtu, Bunjaki ka zbuluar se shumë shpejt do t’i ketë në dispozicion edhe futbollistët, Ibrahim Vojvoda dhe Benjamin Kololli, por që nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen e afërt të dalë në skenë edhe ndonjë futbollist tjetër i ri.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...