Bujar Bukoshi bëhet Këshilltar i Zëvendëskryetarit të PDK-së

PUBLIKUAR

  • Ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi, do të jetë Këshilltar i Zëvendëskryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm. Vetëm ka konfirmuar se Bukoshi do të jetë këshilltar i lartë i tij në Ministrinë e Jashtme.
  • Pasi dështuan ta emërojnë në diplomaci, PDK-ja është kujdesur t’i bëjë vend Bujar Bukoshit në Qeveri. Kanë vendosur ta dërgojnë në pozitën e Këshilltarit të Lartë të Zëvendëskryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

    Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka deklaruar për “Lajmi.net” se Bukoshin e ka emëruar Këshilltar të Lartë.

    “Po, Këshilltar i Lartë është Bujar Bukoshi tek unë”, ka thënë Hoxhaj.

    Ndërkohë, edhe Hashim Thaçi sa ishte Ministër i Jashtëm kishte nisur procedurat për ta rehatuar Bukoshin në diplomaci. E pati propozuar për Ambasador të Rangut të Lartë “Ambasador at large”.

    Bukoshi në një deklaratë për Express, në maj të vitit 2015, pati konfirmuar se ishte intervistuar nga Komisioni Parlamentar, për t’u propozuar pastaj për emërim te Presidentja. Mirëpo, kjo procedurë ka dështuar.

    Bujar Bukoshi ka qenë Kryeministër i Kosovës në Ekzil, derisa ka qenë udhëheqës i Fondit të 3-Përqindëshit. Pas luftës i kishte prishur raportet me Ibrahim Rugovën dhe pati themeluar Partinë e Re të Kosovës, me të cilën pati dështuar.

    Pastaj, në vitin 2009 bashkë me djalin e Rugovës pati themeluar Listën “Dr. Ibrahim Rugova”, me të cilën patën arritur koalicion me PDK-në. Në këtë koalicion Bukoshi ka shërbyer si Zëvendëskryeministër i Hashim Thaçit.

SHIKO MË SHUMË

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...