Komuna e Lipjanit ka ndarë 119,338.40 €, për furnizimi i shkollave, QKMF-së, AMF-ve të Komunës së Lipjanit, me lëndë djegëse dru klasit të parë, dru zjarri te llojit: bung, qarr, ah, shkozë, transmeton LipjaniNews.com.
“Drutë, nuk duhet të ketë rrënjë si dhe të jenë të drejta. Në çmim duhet të përfshihet transporti dhe sharritja. Trashësia minimale e druve, nuk duhet të jetë më e vogël se d=10cm si dhe furnizimi me 20 ton pelet për Shtëpinë e Kulturës. Para përzgjedhjes së OE për aktivitetin e prokurimit në fjalë, sasia minimale e druve në depon e OE, duhet të jetë jo më pak se 30% e sasisë së përgjithshme të druve të kërkuara(verifikohet nga komisioni i formuar nga AK)”, përshkruhet në kontratë. Si vlerë e parashikuar e kësaj kontrate ishte 120.000.00 euro. NTP “Agoniti” Prishtinë është nënshkruese e kësaj kontrate./LipjaniNews.com/


