Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës reagon lidhur me kërcënimin me armë ndaj drejtorit të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Në emër të komunave të Republikës së Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës dënon ashpër kërcënimin me armë ndaj Drejtorit Komunal të Arsimit në Lipjan z.Rasim Hasanit.

“Sulmi me armë ndaj një drejtori komunal në ndërtesën e Komunës së Lipjanit, është kërcënim serioz, akt i ultë dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike.
Asociacionin i Komunave të Kosovës kërkon nga organet e rendit që ndaj autorit të këtij akti të shëmtuar të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që të mbrohet autoriteti i të zgjedhurve lokal në komunën e Lipjanit dhe në gjithë pushtetin lokal në Kosovë.
Asociacioni i Komunave të Kosovës inkurajon udhëheqësitë e Komunës së Lipjanit në angazhimet e tyre të përditshme në shërbim të qytetarëve të komunës së tyre”, thuhet në reagim.

Ramize Gashi, nëna e Naim Gashit, nga fshati Sllovi, ka thënë se rreth një muaj më parë djalit të saj i është ndërprerë kontrata e punës nga Komuna, ndërkohë që familja nuk ka asnjë burim të ardhurash.

 

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...